De Mistura drejt përpjekjes së fundit për një pikë kthese në Siri

2018-11-20 10:57:45 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri Staffan de Mistura

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri Staffan de Mistura tha të hënën se do të përpiqet edhe një herë të fundit për formimin e Komisionit Konstitucional të Sirisë.

"Qëllimi ynë mbetet të dërgojmë ftesat e fundit deri në mes të dhjetorit. Do të zhvillojmë një takim të parë të Komisionit Konstitucional para 31 dhjetorit," tha de Mistura në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

De Mistura ka në plan të dorëhiqet para fundit të nëntorit, por vendosi ta zgjasë qëndrimin e tij me një muaj për të bërë përpjekjen e fundit.

"OKB-ja është e gatshme të formojë Komisionin Konstitucional dhe të përmbushë detyrat e saj. Personalisht do të bëj çmos për arritjen e kësaj deri në ditën e fundit të mandatit tim," tha ai në një video-konferencë nga Gjeneva.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e dështimit duke thënë se është i gatshëm t'i sqarojë Këshillit arsyet.

Në raportin e fundit për Këshillin e Sigurimit në dhjetor, de Mistura do të shtjellojë ecurinë e procesit për Komisionin Konstitutional dhe do të pasojë një terren të qartë dhe të pastër për pasardhësin e tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore