Kina dhe Vietnami zhvilluan takimin ushtarak të nivelit të lartë në zonën kufitare

2018-11-20 10:54:34 CRI Komenti juaj Printoni

 

Takimi i 5-të i nivelit të lartë midis ushtrisë kineze dhe asaj vietnameze në zonat kufitare nisi prej së hënës në zonat kufitare të të dy vendeve. Në këtë mbledhje morën pjesë delegacionet e dy ushtrive, të kryesuara përkatësisht nga ministri i Mbrojtjes i Kinës Wei Fenghe dhe homolgu i tij vietnamez Ngo Xuan Lich.

Wei Fenghe tha se pala kineze është e gatshme të përpiqet së bashku me palën vietnameze, për trashëgimin dhe zhvillimin e miqësisë tradicionale midis dy vendeve, të forcojnë solidaritetin, të përballojnë bashkërisht sfidat dhe të nxitin në mënyrë thelbësore bashkëpunimin e shkëmbimet në fusha të ndryshme si dhe bashkërendimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Ushtritë kineze dhe vietnameze kanë zhvilluar takimin e nivelit të lartë në zonat kufitare pesë vjet me radhë, duke shkruar një kapitull të gjallë të bashkëpunimit dypalësh. Të dyja palët duhet të konkretizojnë me vendosmëri unanimitetin e arritur nga liderët e dy vendeve, të thellojnë bashkëpunimin në kufirin tokësor dhe në mbrojtjen e zonave kufitare, që të mbrojnë bashkërisht stabilitetin, zhvillimin dhe lulëzimin e këtyre zonave.

Nga ana e tij, Ngo Xuan Lich tha se pala vietnameze u ka kushtuar rëndësi të madhe marrëdhënieve tradicionale miqësore midis dy vendeve dhe dy ushtrive dhe është e gatshme të përpiqet bashkërisht me palën kineze për të dhënë kontributin e ri për mbrojtjen e paqes e stabilitetit në zonat kufitare e në nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm të të dy vendeve. Ai theksoi se veprimtaritë e shkëmbimeve miqësore midis dy ushtrive në zonat kufitare mishërojnë plotësisht miqësinë e thellë tradicionale të dy vendeve fqinje socialiste dhe do të shërbejnë si një motiv i fortë për zhvillimin e marrëdhëneive midis dy vendeve e dy ushtrive. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore