Budapest, kryeparlamentari hungarez takohet me Guo Shengkun

2018-11-20 10:11:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeparlamentari hungarez Laszlo Kover dhe zv-kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Sandor Pinter u takuan të hënën me anëtarin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Guo Shengkun që ndodhet për një vizitë në Hungari.

Guo Shengkun i përcolli Kover-it përshëndetjet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Zhanshu. Guo tha se pala kineze është e gatshme të realizojë më tej unanimitetin e arritur nga dy udhëheqësit dhe dhe për thellimin e besimit reciprok politik. Ai shtoi se vendi i tij është gjithashtu i gatshëm për nxitjen e bashkëpunimit konkret dhe zgjerimin e shkëmbimeve në fushat e zbatimit të ligjit etj., duke pasuruar përmbajtjet e marrëdhënieve të gjithanshme të partnerit strategjik midis Kinës e Hungarisë.

Guo Shengkun shprehu shpresën se me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm, Kina dhe Hungaria do të vazhdojnë miqësinë tradicionale dhe do të ndërtojnë së bashku nismën "Një brez, një rrugë" dhe nxisin bashkëpunimin Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore, të forcojnë bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit etj. dhe të krijonë një të ardhme më të bukur për dy popujt.

Kover dhe Pinter u shprehën se pala hungareze përkrah nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe dëshiron që së bashku me palën kineze të forcojnë kontaktet dhe koordinimin dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit etj., të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të zhvillojnë më tej bashkëpunimin Kinë- Vende të EQL-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore