Gëzim Podgorica sjell në një libër refleksionet për Kinën

2018-11-19 14:58:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së dhe analisti, Gëzim Podgorica, sjell në një libër refleksionet për vendin aziatik Kinën. Podgorica në librin, "Kina, një gravitet i epokës së re" pasqyron aspekte ekonomike, kulturore dhe stilin e të jetuarit të vendit aziatik.  

 

Në libër i është kushtuar një vend me rëndësi edhe marrëveshjeve që janë realizuar me institucionet mediatike të Kinës, veçanërisht me Radiotelevizionin kinez dhe radion e jashtme të Kinës, në të cilat zoti Podgorica ka qënë protagonist. Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ATSH, autori ka nënshkruar marrëveshje edhe me CRI, së cilës i ka kushtuar vëmendje, pasi bashkëpunimi me këtë institucion shumë të rëndësishëm i ka dhënë një dimension të ri komunikimit mediatik midis dy vendeve.

Libri është botuar nga Instituti i Trashëgëmisë kulturore dhe Turizmit me mbështetjen e CRI dhe do të jetë në stendat e panairit të librit që do të hapet këto ditë në Tiranë. (Nga ABC News)

Mrekulli
Lajmet Kryesore