Sistemi satelitor i Kinës do të ofrojë shërbime për vendet "Një brez, një rrugë"

2018-11-19 14:33:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 2 e 7 minuta të 19 nëntorit në qendrën e lëshimit të sateliteteve të Kinës në Xichang, Kina lëshoi me sukses me raketën bartëse "Marshimi i Madh 3-B" satelitët e tipit Beidou me numër 42 dhe 43 në orbitën e paracaktuar. Kështu Kina përfundoi dislokimin e të gjithë satelitëve për sistemin satelitor të pozicionimit "Beidou 3".

Sipas planit sistemi bazë "Beidou 3" do të funksionojë zyrtarisht prej fundit të këtij viti dhe të nisë shërbimin për vendet e rajonet përgjatë "Një brez, një rrugë", duke hedhur "hapin e rëndësishëm" nga rajoni drejt globit.

Para fundit të vitit 2020 planifikohet krijimi i sistemit të navigimit të sistemit Beidou dhe shërbimi për mbarë botën.

Projektuesi i përgjithshëm i sistemit të navigimit të sistemit të Kinës Beidou, zoti Yang Changfeng tha se pas hyrjes së satelitit në orbitën e parashikuar, do të bëhen vlerësime për lëvizjen e tij në orbitë si dhe prova të ndryshme.

Sistemi i navigimit satelitor Beidou është pjesë e sistemit global të navigimit i krijuar plotësisht nga Kina. Pas lëshimit të dy satelitëve të fundit, sistemi bazë i përbërë nga 19 satelitë "Beidou 3" do të fillojë funksionimin e tij dhe sfera e mbulimit do të përfshijë mbarë globin dhe do të rritet shërbimi dhe efektiviteti në sistemin e teknikës.

Përfshi lëshimet e fundit të satelitëve, Kina ka lëshuar brenda një viti 19 satelitë "Beidou 3" në orbitën e paracaktuar, duke shënuar një rekord të ri në historinë e lëshimit. Specialistët u shprehën se gjatë fazave të zhvillimit, modeli navigimit satelitor me karakteristika të dukshme kineze ka formuar një sistem global të navigimit satelitor.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore