Kina reagon ndaj kritikave të zv.presidentit amerikan

2018-11-19 12:11:47 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze reagoi pas kritikave të zv.presidentit amerikan Mike Pence lidhur me marrëdhëniet e Kinës me vendet ishullore të Paqësorit.

Në një fjalim të tij në samitin industrialo-tregtar të APEK-ut, që u mbajt të shtunën në Guinenë e Re Papua, Mike Pence deklaroi se ndihmat e Kinës ndaj vendeve ishullore të Paqësorit kanë rënduar barrën e borxheve të vendeve përkatëse.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ritheksoi disa herë në fjalimet e tij në Guinenë e Re Papua se pavarësisht bashkëpunimit ndërkombëtar apo rajonal, duhet të ruhet parimi i hapjes, i zhvillimit, gjithëpërfshirjes, novacionit dhe të zhvillohet sipas rregullave përkatëse për të përballuar sfida të përbashkëta me synimi përfitimin e ndërsjelltë. Qëndrimi i z. Xi që është në përputhje me prirjen e zhvillimit e qeverisjes së ekonomisë globale, me dëshirën e gjerë të komunitetit ndërkombëtar ka fituar vlerësim të lartë nga liderët pjesëmarrës.

"Kemi dëgjuar fjalët e palës amerikane. Kina është e mendimit se APEK-u ndodhet në një fazë kyçe të zhvillimit. Në këto rrethana, palët përkatëse duhet të shfaqin një qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv, duke këmbëngulur në objektivin origjinal për të orientuar drejtimin e zhvllimit të marrëdhënieve rajonale Azi-Paqësor. Duhet të zgjidhim problemet nëpërmjet rregullave dhe dialogut. Pavarësisht Oqeanit të Paqësorit, atij Indian apo të Atlantikut të gjithë duhet të jenë terren bashkëpunimi dhe jo fushëbetejë konkurrimi e as ballafaqim gjeopolitik", tha znj. Hua.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore