Xi Jinping mban fjalim në takimin e 26-të jozyrtar të APEK-ut

2018-11-19 10:40:19 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 nëntor, në takimin e 26-të jozyrtar të liderëve të vendeve të APEK-ut që u zhvillua në Port-Moresbi të Guinesë së Re Papua, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin me temën "Të kapim shasin e epokës, të bashkëpunojmë për lulëzimin e Azi-Paqësorit".

Në fjalimin e tij, Xi paraqiti 4 pikat kryesore: së pari, të ngulim këmbë për integrimin ekonomik të rajonit, të formohet ekonomia e hapur e Azi-Paqësorit; së dyti, të ngulim këmbë tek novacioni dhe të injektojmë energji të reja rritjeje; së treti, të ngulim këmbë për përmirësimin e rrjetit ndërlidhës dhe të nxisim zhvillimin e përbashkët; së katërti, të ngulim këmbë për thellimin e partneritetit dhe të përballojmë sfida të përbashkëta.

"Kina është një nxitëse aktive dhe praktikuese e fortë e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit. Zhvillimi i Kinës është i lidhur ngusht nga bashkëpunimi me të gjitha palët në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe kjo gjithashtu zgjeron më tej hapësirën për zhvillimin e Azi-Paqësorit," theksoi Xi.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore