Fjalimi i Xi Jinping-ut në takimin e APEK-ut shkakton reagime të shumta

2018-11-19 10:31:20 CRI Komenti juaj Printoni

Më 17 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në samitin e APEK-ut për biznesin 2018. Tema e fjalimit ishte "Me duart bashkë, për një të ardhme të mirë". Pjesëmarrësit dhe qarqet e ndryshme të Guinesë së Re Papua janë të mendimit se në kushtet e një proteksionizmi dhe unilaterizmi të rritur, fjalimi i presidentit Xi ofron pikëpamje të larta, opinione globale dhe largpamësi strategjike.

Kreu i një kompanie financiare të Guinesë së Re Papua Andy Konanu pasi dëgjoi fjalimin e Xi Jinping-ut është i mendimit se ky është fjalimi më i mirë që ka dëgjuar ndonjëherë për marrëdhëniet mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara dhe për liberalizimin e tregtisë globale.

"Fjalimi i sotëm i presidentit Xi Jinping është më i miri. Besoj që vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të bashkohen dhe të zhvillohen duke bashkëpunuar. Ndërkohë, në këtë fjalim u përmendëm disa vende të izoluara që përpiqen të përdorin burimet globale vetëm për vendet e tyre. Unë nuk besoj që kjo do t'i ndihmojë ata në zhvillim. Nëse i kushtojnë vëmendje vetëm zhvillimit të vetes dhe përpiqen të kufizojnë zhvillimin e të tjerëve nëpërmjet tarifave doganore, kjo do të shkaktonte vetëm humbje," tha Andy Konanu.

Drejtorja e Qendrës së Bashkëpunimit Industrial "Një brez, një rrugë" të Kinës në Australi, Znj.Dong Jin u shpreh se presidenti Xi ka përmendur lehtësimin e hyrjes në tregun kinez, shtimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe krijimin e një mjedisi më tërheqës investimi. Kështu, bashkëpunimi mes vendeve dhe Kinës në të ardhmen do të jetë më tërheqës dhe më bindës.

"Unë mendoj që sot fjalimi i presidentit Xi Jinping është shumë inkurajues dhe jam frymëzuar shumë nga ai. Zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës në nxitjen e zhvillimit tregtar dhe ruajtjen e tregtisë së lirë ndërkombëtare është emocionues, sidomos kontributi i saj për ndërlidhjet rajonale dhe zhvillimi i tregtisë së lirë nën kornizën e nismës 'Një brez, një rrugë'," tha Dong Jin.

Gazeari i gazetës "South pacific Post courier" Robert Apala u shpreh se presidenti Xi u zotua se Kina do të bashkëpunojë me vendet në zhvillim të APEK-ut për të ndihmuar dhe mbështetur zhvillimin e tyre. Atij i la një përshtypje të thellë kur dëgjoi se APEK-u do të bëhet një familje e madhe pa asnjë anëtar të varfër dhe me zhvillim të përbashkët.

"Fjalët e presidentit Xi Jinping më bënë shumë përshtypje. Megjithëse shumë vende e kanë ndihmuar Guinenë e Re Papua, asnjë vend si Kina nuk na ka ndihmuar në pothuajse të gjitha fushat, jo vetëm për qeverinë, por edhe për banorët e varfër. Të gjithë njerëzit kanë dijeni për ndihmën që na ka dhënë Kina. Jemi shumë mirënjohës," thotë Robert Apala.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore