Fjalimi i Xi Jinpingut në APEK shkaktojnë reagime të shumta

2018-11-18 10:28:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më 17 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti fjalim në samitin e APEK-ut për biznes 2018. Tema e fjalimit është "Me duart bashkë, për një të ardhme të mirë". Pjesëmarrësit dhe qarqet e ndryshme të Papua New Guinea janë të mendimit që në një gjendje me rritjen e proteksionizmit dhe unilaterizmit, fjalimi i presidentit Xi ka ofruar mendime të larta, opinione globale dhe largpamje strategjike.

Kryetari I kompanisë së financave të Papua New Guinea Andy Konanu ka dëgjuar fjalimin e Xi Jinpingut. Ai mendon që ky është fjalimi më i mire që ka dëgjuar për marrëdhëniet mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara dhe për liberalizimin e tregtisë globale.

"Fjalimi i sotëm i presidentit Xi Jinping është më i miri. Besoj që vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të bashkohen dhe të zhvillohen me duar të përbashkët. Ndër kohë, në fjalimin e tij janë përmendur disa vende të izoluara që përpiqen të përdorin burimet globale vetëm për vendet e tyre. Unë nuk besoj që kjo do t'i ndihmojë ata në zhvillim. Nëse i kushtojnë vëmendje vetëm zhvillimit të vetë dhe përpiqen të kufizoni zhvillimin e të të tjerëve nëpërmjet tarifave doganore, do të shkaktonte vetëm humbje," tha Andy Konanu.

Drejtorja e qendrës së bashkëpunimit industrial "Një brez, një rrugë" të Kinës në Australi, Znj.Dong Jin u shpreh që presidenti Xi ka përmendur lehtësimin e hyrjes për në tregun kinez, shtimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të krijojë një mjedis më tërheqës investimi. Kështu, bashkëpunimi mes vendeve dhe Kinës në të ardhmen do të jetë më tërheqës dhe më bindës.

"Unë mendoj që sot fjalimi i presidentit Xi Jinping është shumë inkurajues dhe jam inspiruar shumë nga ai. Zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës në nxitjen e zhvillimit tregtar dhe ruajtjen e tregtisë së lirë ndërkombëtare është emocionuese, sidomos kontributin e saj për ndërlidhje rajonale dhe tregti të lirë në kornizën e nismës 'Një brez, një rrugë'," thotë Dong Jin.

Gazeari i gazetës "South pacific Post courier" Robert Apala u shpreh që presidenti Xi premton vendet në zhvillim të APEK-ut se Kina do të punojë bashkë me ta për të ndihmuar dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre. Atij i lënë një përshtypje të thellë kur dëgjon që të bëhet APEK-u një familje e madhe pa asnjë anëtar të varfër dhe me zhvillim të përbashkët.

"Fjalët e presidentit Xi Jinping më ka lënë përshtypje më të thellë. Megjithëse shumë vende kanë ndihmuar Papua New Guinea, por asnjë vend si Kinë na ka ndihmuar në pothuajse të gjitha fushat, jo vetëm për qeverinë, por edhe për njerëz të varfër. Të gjithë njerëzit e dinë ndihmat nga Kina për ne. Jemi mirënjohës shumë," thotë Robert Apala.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore