Rusi-Japoni, konsensus për përshpejtimin e negociatave për traktatin e paqes

2018-11-16 11:25:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në mbrëmjen e së mërkurës, Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri japonez Shinzo Abe zhvilluan një takim të nivelit të lartë në Singapor. Të dy palët ranë dakord të përshpejtojnë procesin e negociatave për traktatin e paqes bazuar në Deklaratën e Përbashkët Sovjeto-Japoneze të nënshkruar në vitin 1956.

Sipas medieve ruse, deklarata tregon që Rusia dhe Japonia kanë rënë dakord të çojnë përpara negociatat në përputhje me parimin "Rikthim i ishujve pas arritjes së Traktatit të Paqes" që përmbahet në Deklaratën e Përbashkët Sovjeto-Japoneze.

Ishujt Etorofu, Kunashiri, Shikotan dhe Habomai në pjesën veriore të Hokaidos quhen nga Japonia si Territoret Veriore, kurse Rusia i quan ishujt Kurrilet e Jugut. Para Luftës së Dytë botërore, këta ishuj i përkisnin Japonisë, kurse pas luftës, u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia vazhdon t'i kontrollojë këta ishuj si shteti pasues i BS-së. Rusia dhe Japonia kanë mosmarrëveshje serioze mbi zotërimin e këtyre ishujve dhe nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore