Singapor, kryeministri kinez takon udhëheqësit e Rusisë dhe Mianmarit

2018-11-16 10:09:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi të enjten bisedime me liderët e Rusisë dhe Mianmarit, gjatë takimeve të ASEAN-it në Singapor.

Gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin, Li Keqiang propozoi që Kina dhe Rusia të lehtësojnë kufizimet ndaj hyrjes në treg, të zgjerojnë tregtinë dhe investimet dhe të nxitin zbatimin e projekteve të teknologjisë së lartë.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang në takim me presidentin rus Vladimir Putin

Në takimin me Këshilltaren e Shtetit të Mianmarit Aung San Suu Kyi, Li shprehu përkrahjen e Kinës për përpjekjet e Mianmarit për arritjen e qëndrueshmërisë në vend dhe për të zgjidhur çështjen rakhine.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang në takim me Këshilltaren e Shtetit të Mianmarit Aung San Suu Kyi

Li tha se Kina është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore