Kinë, rritje e qëndrueshme e investimeve të huaja

2018-11-16 10:44:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri e ditur të enjten se investimet e huaja të drejtpërdrejta në pjesën kontinentale të Kinës kanë ruajtur rritjen e qëndrueshme në dhjetë muajt e parë të këtij viti, për shkak të investimeve të shumta në fushat e prodhimit dhe të teknologjisë së lartë.

Nga janari deri në tetorin e sivjetshëm, investimet e drejtpërdrejta të huaja në Kinë janë rritur 3.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 108 miliardë dollarë amerikanë.

Numri i kompanive të huaja të reja është ngritur 90% në krahasim me dhjetë muajt e parë të 2017-s.

Investimet nga Britania e Madhe pothuajse u dyfishuan, duke shënuar rritjen më të shpejtë për sa u përket investimeve të huaja në Kinë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore