Mbi 2 milionë konsumatorë të huaj marrin pjesë në blerjet për "11 nëntorin"

2018-11-16 10:39:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng u shpreh të enjten se vëllimi i tregtisë në internet për "11 nëntorin", ose Ditën e Beqarëve, ka shënuar rekord të ri historik. Mbi 2 milionë konsumatorë të huaj bënë blerje gjatë kësaj periudhe, duke rritur më tej ndërkombëtarizimin e kësaj të ashtuquajture "feste të blerjeve" në Kinë.

"Nga 1 deri më 11 nëntor vëllimi i shitjes së mallrave të importit nëpërmjet tregtisë elektronike ndërkufitare i kaloi 30 miliardë juanët. Japonia, ShBA-ja, Koreja e Jugut, Australia dhe Gjermania zënë pesë vendet e para si burime të importit. Një platformë e njohur e tregtisë elektronike importoi 19 mijë marka produktesh të huaja nga 75 vende e rajone. Njëkohësisht, mbi 2 milionë konsumatorë të huaj shpenzuan 3 miliardë juanë në platformat kineze të tregtisë elektronike," tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng.

(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore