Prokurori publik saudit kërkon dënimin me vdekje të 5 vetave për vrasjen e Khashoggi-t

2018-11-16 10:26:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të enjten se princi i kurorës Mohammed bin Salman nuk kishte të bënte fare me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

I pyetur për vendosjen e sanksioneve të mundshme ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, kryediplomati saudit Adel al-Jubeir u shpreh se kishte një ndryshim midis sanksioneve ndaj individëve dhe mbajtjes së përgjegjësisë nga qeveria saudite.

Thesari i ShBA-së njoftoi të enjten sanksione ndaj 17 sauditëve për rolin e tyre në vrasjen e Khashoggi-t.

Zëvendësprokurori publik i Arabisë Saudite Shaalan Al-Shaanlan u shpreh më parë po atë ditë se ishte kërkuar dënimi me vdekje për pesë nga 11 të dyshuarit për vrasjen e gazetarit:

"Janë ngritur akuza për 11 (nga 21 të dyshuarit) dhe është hapur një çështje penale ndaj tyre. Çështja është dërguar në gjykatë, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të gjetur rolin që kanë pasur (në vrasje) të ndaluarit e tjerë. (Prokurori publik) ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë individë të akuzuar për urdhërimin dhe kryerjen e krimit dhe dënimin e duhur për individët e tjerë të paditur".

Pas publikimit të rezultateve fillestare të hetimit, Zyra e Prokurorisë Publike të Arabisë Saudite njoftoi se 18 veta janë arrestuar për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore