Një kthesë në marrëdhëniet kino-autraliane

2018-11-16 19:28:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i ri i Australisë Scott Morrison zhvilloi një takim të enjten me homologun e tij kinez Li Keqiang, në kuadrin e Samitit të ASEAN-it. Ky konsiderohet si një takim në kthesën e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas një sërë zigzagesh.

Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, Australia zbatoi një politikë mjaft armiqësore ndaj Kinës dhe dëmtoi së tepërmi bazën politike dhe vullnetin popullor të bashkëpunimit midis dy vendeve. P.Sh., Australia ngriti, si pionier në vendet perëndimore, thëniet e ashtuquajturës "ndërhyrje në punët e brendshme nga Kina" dhe njëkohësisht ajo publikoi edhe "Ligjin kundër Ndërhyrjes nga Vendet e Tjera", kundrejt posaçërisht Kinës. Ky dënim pabazë ka nxitur një rrymë kundër Kinës edhe në vende të tjera.

Në një artikull të tij, ish-ambasadori i Australisë në Kinë Geoff Raby e kritikoi qeverinë australiane për thëniet dhe masat e saj kundër Kinës, përfshirë thëniet për "ndërhyrjen nga Kina". Ai shprehu mendimin se "marrëdhëniet kino-australiane iu dorëzuan nga Ministria e Punëve të Jashtme agjencisë së sigurisë kombëtare."

Nëse Australia i konsideron marrëdhëniet me Kinën nga këndvështrimi i sigurisë, por jo i diplomacisë, ajo është e lehtë të ketë dyshime dhe shqetësime të llojllojshme dhe të keqkuptojë marrëdhëniet me Kinën. Një shembull tipik janë marrëdhëniet me vendet ishullore të Paqësorit Jugor. Nëse Australia ngul këmbë që zona e Paqësorit Jugor është nën forcën e ndikimit të saj, ajo do të dyshojë dhe të frikësohet nga investimet kineze në këto vende. Përkundrazi, nëse ajo niset nga këndvështrimi i bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, do t'i konsiderojë investimet kineze si shans bashkëpunimi me Kinën, që do të thotë Kina, Australia dhe vendet përkatëse mund të zhvillojnë bashkëpunim në shumë objekte dhe të realizojnë fitime shumëpalëshe.

Ashtu siç tha ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, bashkëpunimi me ishujt e Paqësorit do të jetë mundësia e re e bashkëpunimit kino-australian.

Këtë e pohoi edhe kryeministri australian Morrison. Ai tha se "zhvillimi i Kinës është shans, jo kërcënim" dhe shpreson të nxitë bashkë me palën kineze partneritetin e gjithanshëm strategjik.

Shpresojmë që një qëndrim i tillë i palës australiane nuk është alternativë e përkohshme për politikën e zgjedhjeve, por një motiv afatgjatë i zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore