Kina-Guinea e Re Papua bien dakord për krijimin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës

2018-11-16 17:41:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Guinea e Re Papua ranë dakord të krijojnë një partneritet strategjik gjithëpërfshirës, me respekt të ndërsjellë dhe zhvillim të përbashkët.

Marrëveshja u arrit në një takim mes presidentit të Kinës Xi Jinping dhe kryeministrit të Guinesë së Re Papua Peter O'Neill.

Gjatë takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm të Guinesë së Re Papua, Bob Dadae, udhëheqësi kinez falënderoi qeverinë dhe banorët e vendit ishullor për mikpritjen e ngrohtë, duke thënë se ndërveprimet mes dy vendeve shkojnë shumë larg.

Xi theksoi angazhimin e palëkundur të Kinës për të forcuar solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet ishullore të Paqësorit, duke përfshirë Guinenë e Re Papua.

Guvernatori i përgjithshëm falënderoi gjithashtu palën kineze për dhënien e ndihmës së çmuar ndaj vendit të tij në fushat e ndërtimit të infrastrukturës, arsim dhe shëndetësi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore