Marrëveshja e "Brexit"-it parashikohet të miratohet nga BE-ja në fund të muajit

2018-11-16 17:31:00 CRI Komenti juaj Printoni

Me fitimin e përkrahjes së marrëveshjes së "Brexit"-it nga kabineti britanik, opinioni publik është i mendimit se procesi plot zigzage i shkëputjes së Britanisë nga BE-ja ka pasur përparim vendimtar. Por, kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk vuri në dukje të enjten se kjo është situata e humbjeve të përbashkëta për BE-në dhe për Britaninë.

Për këtë zhvillim të fundit të "Brexit"-it, Tusk-u tha: "Prej fillimit kemi ngulur këmbë se shkëputja nga BE-ja nënkupton humbje për të dyja palët dhe qëllimi i bisedimeve tona është vetëm për uljen e këtyre humbjeve."

Ai bëri të ditur gjithashtu se nëse procesi do të eci mbarë, do të zhvillohet samiti i posaçëm më 25 nëntor, kur përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së do të shqyrtojnë marrëveshjen e "Brexit"-it dhe parashikohet ta miratojnë.

Krahas miratimit nga vendet anëtare të BE-së, kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i Britanisë para nënshkrimit të saj. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore