Dy Koretë bien dakord të vijojnë bisedimet për bashkëpunimin në fushën e aviacionit

2018-11-16 17:28:47 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut ranë dakord të vijojnë bisedimet pas mbajtjes së dialogut të parë të bashkëpunimit në fushën e aviacionit ditën e premte, njoftoi Ministria koreanojugore të Transportit.

Bisedimet e para ndërkoreane mbi bashkëpunimin në fushën e aviacionit u mbajtën në zyrën e përbashkët ndërkoreane të ndërlidhjes në qytetin kufitar verikorean Kaesong.

Delegacioni pesë anëtarësh i Koresë së Jugut u kryesua nga Son Myung-soo, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit. Delegacioni i Koresë së Veriut u kryesua nga Ri Yong Son, zv.drejtori i përgjithshëm i Administratës së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Gjatë bisedimeve, pala verikoreane propozoi lidhjen e rrugëve ajrore përgjatë ujërave lindore dhe perëndimore të Gadishullit Korean, thuhet në deklaratën e Seulit.

Në përgjigje, pala jugkoreane tha se dy palët do të vijojnë diskutimin e çështjes me dialog të mëtejshëm në të ardhmen.

Seuli nuk dha hollësira mbi atë që u diskutua në takim.

Dy palët ranë gjithashtu dakord të diskutojnë bashkëpunimin e gjithanshëm ndërkorean në fushën e aviacionit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore