Xi, thirrje për forcim të marrëdhënieve Kinë- Guine e Re Papua

2018-11-16 17:24:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping shprehu të premten shpresën se vizita e tij në Guinenë e Re Papua do të ndihmojë në shtimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm të Guinesë së Re Papua Bob Dadae, Xi theksoi se kjo nuk është vetëm vizita e tij e parë në këtë vend, por edhe vizita e parë e një presidenti kinez.

Që prej kohës kur dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1976, bashkëpunimi mes Kinës dhe vendit ishullor në fusha të ndryshme ka dëshmuar zgjerimin e shpejtë, gjë që ka hedhur një themel të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, tha ai.

Xi shtoi se shpreson që kjo vizitë do të ndihmojë në nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimin e shkëmbimeve gjithë-dimensionale mes dy vendeve, do të nxisë komunikimin miqësor midis popujve dhe të nxisë rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik në një gamë të gjerë fushash.

"Pala kineze është e përkushtuar fuqishëm në forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit me vendet ishullore të Paqësorit duke përfshirë Guinenë e Re Papua," tha Xi.

Me një përshëndetje të ngrohtë ndaj presidentit kinez, Dadae e quajti këtë vizitë si një ngjarje të rrallë dhe të madhe për vendin e tij në vite.

Guvernatori i përgjithshëm falënderoi palën kineze për ndihmën e çmuar ndaj vendit të tij në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin kombëtar dhe jetesën e banorëve, si ndërtimi i infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë.

Ai tha se vendi i tij është i gatshëm të punojë me Kinën për t'i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore