Kina vlerëson përpjekjet e Iranit dhe IAEA-së për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore iraniane

2018-11-15 10:50:55 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) paraqiti ditët e fundit një raport, ku rikonfirmon zbatimin nga Irani të detyrimeve sipas marrëveshjes së gjithanshme për çështjen bërthamore iraniane. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në një konferencë shtypi të mërkurën se Kina i vlerëson lart përpjekjet e palës iraniane dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe shpreson që palët përkatëse do të nisen nga objektivat afatgjata dhe do të vazhdojnë të ruajnë e zbatojnë marrëveshjen bërthamore iraniane.

"Qysh nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së gjithanshme për çështjen bërthamore të Iranit, kjo është hera e 13-të që sekretari i përgjithshëm i IAEA-së konfirmon se Irani i ka përmbushur përgjegjësitë e tij në fushën bërthamore. Pala kineze ka vënë re se në këtë raport është theksuar që kjo agjenci ka zhvilluar në mënyrë objektive dhe të paanshme mbikëqyrjen dhe kontrollin e programit bërthamor të Iranit sipas autorizimit. Pala kineze e mirëpret këtë dhe vlerëson lart përpjekjet pozitive të palës iraniane dhe IAEA-së," u shpreh zëdhënësja Hua Chunying.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore