Vizitat e presidentit Xi do të nxitin krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta në Azi-Paqësor

2018-11-14 17:00:40 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 15 deri më 21 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping do të bëjë vizita shtetërore në Guinenë e Re Papua, Brunei dhe Filipine. Ai do të takohet në Guinenë e Re Papua me liderët e vendeve ishullore të Paqësorit që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën. Xi do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e 26-të jozyrtar të Liderëve të APEC-ut. Kjo është hera e parë që Xi Jinping-u viziton këto tre vende dhe vizitat e tij pritet të kenë një rëndësi të madhe për marrëdhëniet mes Kinës dhe këtyre vendeve. Po ashtu, takimi i kreut të shtetit të Kinës me liderët e vendeve ishullore të Paqësorit do të jetë i pari në katër vjet. Njëkohësisht, kjo do të jetë hera e gjashtë që Xi merr pjesë në takimin jozyrtar të liderëve të APEK-ut, gjë e cila tregon rëndësinë që i kushton Kina bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit.

Vendet ishullore janë pjesëtare të rëndësishme të familjes së Azi-Paqësorit dhe luajnë një rol të rëndësishëm ndër vendet në zhvillim. Vitet e fundit, marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit kanë hyrë në një periudhë zhvillimi të shpejtë. Kontaktet dypalëshe të nivelit të lartë kanë qenë të shpeshta. Bashkëpunimi në tregti, investime, ekonomi e teknologji, infrastrukturë, shkëmbimet kulturore e njerëzore dhe mes pushteteve vendore ka pasur rezultate të frytshme. Në 2017-n, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit ishte më shumë se 7.2 miliardë dollarë. Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zheng Zeguang u shpreh se turneu i vizitave i presidentit Xi do të ngrejë më tej nivelin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve përkatëse, do t'i japë impuls të ri bashkëpunimit dypalësh dhe do të ketë ndikim të thellë e pozitiv për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin rajonal.

Sivjet do të jetë hera e parë që në Guinenë e Re Papua do të zhvillohet takimi jozyrtar i liderëve të APEK-ut. Tema e takimit është "Shfrytëzimi i mundësive gjithëpërfshirëse, përqafimi i së ardhmes digjitale". Palët do të shkëmbejnë mendime mbi çështjet e integrimit ekonomik rajonal, ekonominë digjitale, ndërlidhshmërinë, vazhdueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Ndihmësi i Ministrisë së Tregtisë Li Chenggang u shpreh se rezultatet në fushën ekonomiko-tregtare që pritet të arrijë sivjet takimi i APEC-ut kanë të bëjnë me ndërlidhshmërinë e biznesit, thellimin e procesit të integrimit ekonomik të rajonit etj. Më hollësisht, ato përfshijnë ndërtimin e Rrjetit të Portit Elektronik Model të Azi-Paqësorit, formimin e bazës së të dhënave mbi vlerën e shtuar tregtare të APEK-ut, nxitjen e zhvillimit të zonës së tregtisë së lirë të Paqësorit. Pala kineze do të shpallë mbështetjen e vet për perspektivën e bashkëpunimit pas vitit 2020 dhe liberalizimin e investimeve rajonale. Krahas kësaj, pala kineze do të japë gjithashtu një sinjal pozitiv për nxitjen e takimit të APEK-ut dhe sistemin tregtar shumëpalësh.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore