Kina falënderon për vlerësimet pozitive mbi problemin e të drejtave të njeriut

2018-11-14 11:11:53 CRI Komenti juaj Printoni
Grupi i punës për shqyrtimin periodik universal i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së ka miratuar raportin për pranimin nga Kina të raundit të tretë të shqyrtimit për të drejtat e njeriut. Lidhur më këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh të martën se pala kineze u kushton rëndësi këshillave të raportit të shqyrtimit dhe falënderon për vlerësimet pozitive e përkrahjen e shumë vendeve.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësja e diplomacisë kineze u shpreh:

"Dua të vë në dukje se në këtë shqyrtim 150 vende anëtare të OKB-së mbajtën fjalime, duke krijuar një regjistër të shqyrtimit për të drejtat e njeriut, nga të cilat 120 vende vlerësuan lart dhe pohuan rezultatet e arritura në çështjen e nxitjes dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kinë. Këto vende ishin të mendimit që Kina është 'vendi që ka pasur zhvillimin më të shpejtë në 30 vjetët e fundit' dhe ka shkruar një 'histori të bukur të të drejtave të njeriut dhe ka dhënë kontribut për kauzën botërore të të drejtave të njeriut'. Shumë vende përkrahën në fjalimet e tyre zgjedhjen nga Kina të rrugës së zhvillimit sipas gjendjes së vet dhe vlerësuan rolin e luajtur nga Kina për mbrojtjen e interesave të vendeve në zhvillim. Ato miratuan propozimet e Kinës mbi të drejtat e njeriut dhe shprehën vullentin e tyre për forcimin e shkëmbimeve, mësimin nga njëri-tjetri dhe zhvillimin e përbashkët. Këto tregojnë se përparimet e arritura nga Kina në fushën e të drejtave të njeriut janë reale dhe se Kina ka të drejtë që zbaton rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut sipas gjendjes së vet, duke dhënë kontribut të madh për çështjen botërore të të drejtave të njeriut." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore