Abe-Pence, bisedime për thellimin e bashkëpunimit mes Japonisë e ShBA-së

2018-11-14 10:52:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri japonez Shinzo Abe u takua të martën në Tokio me zv.presidentin amerikan Mike Pence. Të dy palët u shprehën në një konferencë shtypi pas takimit se Japonia dhe ShBA-ja do të forcojnë bashkëpunimin për probleme të tilla si denuklearizimi i Gadishullit Korean etj.

Abe theksoi se Japonia dhe ShBA-ja kanë qëndrim të njëjtë lidhur me denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe mendojnë se Koreja e Veriut duhet të zbatojë në praktikë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përveç kësaj, Abe i foli numrit dy të Shtëpisë së Bardhë edhe për rezultatet e vizitës së tij në Kinë muajin e kaluar.

Lidhur me negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë mes Japonisë e ShBA-së, që do të fillojnë në janar të vitit të ardhshëm, Abe dhe Pence ishin të mendimit se ato përputhen me interesat e të dy palëve. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore