Kinë, mbledhja e tatimit mbi të ardhurat rritet me 20 % në janar-tetor

2018-11-14 10:06:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Financave ka bërë të ditur se në dhjetë muajt e parë të vitit janë mbledhur mbi 1.2 trilion juanë, ose 178 miliardë dollarë amerikanë, tatime mbi të ardhurat personale, 20 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tetor rritja e të ardhurave fiskale të Kinës ka njohur ulje për herë të parë sivjet, me një rënie 3 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2017.

Të ardhurat fiskale të vendit muajin e kaluar ishin afro 1.6 trilion juan, ose rreth 226 miliardë dollarë amerikanë.

Nga të dhënat zyrtare del po ashtu se shpenzimet fiskale të Kinës në tetor u rritën 8.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 1.2 trilion juanë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore