ShBA-ja nxit Arabinë Saudite për çështjen e Khashoggit

2018-11-13 10:56:54 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Jamal Khashoggi

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur që sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri të dielën një bisedë telefonike me princin e kurorës Mohammed Bin Salman, duke e nxitur Arabinë Saudite që të kërkojë personat përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Lidhur me çështjen e Jemenit, Pompeo bëri thirrje për ndalimin e luftimeve dhe për bisedime me ndërmjetësimin e OKB-së për një zgjidhje paqësore.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të shtunën e kaluar që Turqia u ka dorëzuar Arabisë Saudite dhe ShBA-së dokumente audio lidhur me vrasjen e Khashoggit.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në tetor që trajtimi nga Arabia Saudite i çështjes së Khashoggit ka që "shumë i dobët" dhe "veprimi më i keq i mbulimit". Departamenti amerikan i Shtetit shpalli se do të anulojë dhënien e vizave amerikane për personat e përfshirë në këtë çështje. Ky është veprimi i parë ndëshkues konkret nga SHBA-ja për këtë çështje.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore