Pheniani kritikon rifillimin e manovrave ushtarake detare Kore e Jugut-ShBA

2018-11-13 10:30:28 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta e Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut "Rodong Simun" botoi të hënën një artikull, në të cilin kritikon Korenë e Jugut dhe ShBA-në për rifillimin e manovrave të përbashkëta ushtarake detare pas një ndërprerjeje 6-mujore. Në artikull thuhet se ky veprim drejtohet kundër Koresë së Veriut dhe është kundër frymës së marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në shtator ndërmjet dy Koreve dhe gjendjes së dialogut paqësor në Gadishulli Korean.

Në artikull thuhet se "Marrëveshja e zbatimit të Deklaratës së Panmunjom-it në fushën ushtarake" është një marrëveshje shtesë e "Deklaratës së përbashkët të Phenianit të shtatorit 2018" të nënshkruar nga të dy Koretë. Rifillimi i manovrave të përbashkëta ushtarake jugkoreane-amerikane nuk përputhet me angazhimet e marrëveshjes ushtarake ndërmjet Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut, që do të largonte plotësisht kërcënimin e luftës dhe do të zhdukte nga rrënjët marrëdhëniet armiqësore mes dy Koreve. Për të nxitur vazhdimin e zhvillimit të gjendjes në Gadishull drejt prirjes së dialogut e paqes, të dy Koretë nuk duhet të kryejnë veprimtari ushtarake kundër njëra-tjetrës, por duhet të punojnë për çtensionimin e gjendjes, thuhet në artikullin e botuar në gazetën e Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut "Rodong Simun". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore