Pekin, Yang Jiechi takon ministrin e Jashtëm gjerman

2018-11-13 10:10:20 CRI Komenti juaj Printoni

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi u takua të hënën në Pekin me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas.

Yang u shpreh që zhvillimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve Kinë-Gjermani është në përputhje me interesat thelbësore të të dy vendeve dhe është dëshira e përbashkët e të dy popujve. Kina është e gatshme që, bashkë me Gjermaninë, të thellojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të shtojë komunikimin e bashkërendimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale dhe të japë kontribut aktiv për ekonominë e hapur botërore, multilaterizmin dhe paqen botërore.

Kreu i diplomacisë gjermane Heiko Maas u shpreh nga ana e tij që Kina luan një rol të rëndësishëm në çështjet globale dhe shtimi i bashkëpunimit gjermano-kinez ka një rëndësi strategjike. Gjermania kundërshton proteksionizëm tregtar dhe është e gatshme që të ruajë multilaterizmin bashkë me Kinën.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore