Vëllimi i dërgimit të celularëve nga Kina rritet 0.9 për qind në tetor

2018-11-13 10:03:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i publikuar kohët e fundit tregon se në tetor vëllimi i dërgimit të celularëve nga Kina u rrit 0.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur 38.5 milionë dhe duke i dhënë fund rënies katërmujore.

Në raportin e Akademisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Komunikacionit të Kinës thuhet se vëllimi i përgjithshëm i dërgimit të celularëve nga Kina për periudhën janar-tetor arriti në 343 milionë, me një rënie 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, numri i dërgimit të celularëve 4G arriti mbi 36 milionë në tetor, 1.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e 2017-s, duke zënë 95 për qind të vëllimit të përgjithshëm. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore