Ministri saudit: OPEC-u mund të ulë furnizimin me naftë

2018-11-13 10:00:15 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimet globale të naftës u rritën, pasi Arabia Saudite shpalli se OPEC-u dhe vende të tjera prodhuese të naftës mund të ulin vëllimin e furnizimit.

Ministri saudit i Naftës Khalid al-Falih tha se qëllimi ishte të "ribalancojë" tregun, pasi sanksionet e propozuara të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit nuk arritën të ulin prodhimin nga Teherani.

Në një konferencë për çështjet energjetike në Abu Dhabi, Al-Falih u shpreh se OPEC-u e ka furnizuar më shumë se ç'duhet tregun gjatë gjashtë muajve të fundit, duke sjellë uljen e çmimeve.

"Ne kemi marrë vendime që kanë pasur një ndikim të rëndë në interesat tona fiskale afatshkurtër dhe afatmesëm. E bëmë këtë vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ne e mbifurnizuam tregun, shtuam stoqet dhe e çuam çmimin në tregje nga 100-110 dollarë amerikanë ku mund të ishte fare lehtë në shtator ose tetor, në 70 dollarë amerikanë që është sot, sepse donim të ndihmonim sistemin ekonomik botëror," vuri në dukje Al-Falih.

Ndërsa ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Suhail al-Mazrouei tha se OPEC-u do të bëjë "gjithçka që duhet" për të ribalancuar ofertën dhe kërkesën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore