Kina e Gjermania angazhohen për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

2018-11-13 09:47:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë të lartë kinezë u takuan të hënën në Pekin me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Zv.kryeministri kinez Liu He tha se Kina dhe Gjermania kanë pasur shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë dhe kanë rritur ndjeshëm besimin e ndërsjellë politik, që kur nisën partneritetin strategjik mes tyre në vitin 2014.

Liu shprehu shpresën që të dy palët do të zgjerojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella në fusha të ndryshme, do të përmirësojnë qeverisjen ekonomike ndërkombëtare dhe do të rrisin mirëqenien e të dy popujve e të njerëzve në mbarë botën.

Heiko Maas-i tha nga ana e tij se Gjermania i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën, e vlerëson politikën e hapjes të Kinës dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin dypalësh e të mbrojë bashkërisht sistemin shumëpalësh global. (Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore