Tregtia ASEAN-Kinë do të rritet me Korridorin Jugor të Transportit

2018-11-12 21:23:14 CRI Komenti juaj Printoni

Korridori Jugor i Transportit, një projekt bashkëpunimi ndërqeveritar midis Kinës dhe Singaporit, është cilësuar si mënyra më e përshtatshme për të lidhur Kinën jugperëndimore dhe Azinë Juglindore dhe që po riorganizon industrinë e logjistikës dhe tregtinë ndërkombëtare.

Si një pjesë e rëndësishme e Nismës Demonstruese të Kinës dhe Singaporit për Lidhjen Strategjike të nisur në vitin 2015, Korridori Jugor i Transportit ka përshpejtuar hapjen e qyteteve kineze.

Chi Bing, nga një kompani e përpunimit të çajit në Zonën e Tregtisë së Lirë Guizhou, tha se kompania e tij është në gjendje të eksportojë mbi 50 mijë tonë çaj në vit.

"Korridori Jugor i Transportit është në përputhje me strategjinë afatgjatë të kompanisë sonë. Falë korridorit do të kemi ulje të kostove dhe efikasiteti do të përmirësohet dhe mund të arrijë në Europë dhe Azinë Juglindore".

Linja hekurudhore-detare lidh Chongqing-un me rajonin e Guangxi-së, si dhe provincat Guizhou dhe Gansu.

Gjithashtu ajo mbulon Azinë Qendrore dhe Europën në perëndim dhe vendet anëtare të ASEAN-it në jug, duke lidhur më tej Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Australinë

8 vendndodhje për kalim hekurudhor-detar tranzit janë nisur nga Guangxi, me 840 udhëtime deri në fund të tetorit.

Ndërmarrja e kontejnerëve "Pacific International Lines" ka nënshkruar marrëveshje me autoritetet e provincës në Gansu në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës, të sapopërfunduar në Shangai.

Zhang Ying nga kjo kompani shprehu shpresën për të përfituar nga ky korridor.

""Në të ardhmen do të zhvillojmë më tej rrugën përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Tani po negociojmë me disa ndërmarrje të mëdha për të zëvendësuar transportin detar me atë hekurudhor në mënyrë që të zvogëlohen kostot."

Përveç Korridorit të Transportit, Nisma e Lidhjes së Chongqing-ut përfshin gjithashtu shërbime financiare, aviacionin, logjistikën dhe telekomunikacionin.

Kompanitë kineze dhe ato nga Singapori kanë nënshkruar 118 projekte në katër fusha kryesore këtë vit me vlerë së paku 20 miliardë dollarë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore