Ambasadori i Kinës në ASEAN: Presim rezultatet të frytshme në takimet mes liderëve

2018-11-12 18:29:15 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 12 deri më 16 nëntor kryeministri i Kinës Li Keqiang do të bëjë një vizitë zyrtare në Singapor dhe do të marrë pjesë në Takimin e 21-të të Liderëve Kinë-ASEAN, Takimin e 21-të të Liderëve ASEAN-Kinë, Japoni e Kore e Jugut dhe Samitin e 13-të të Azisë Lindore.

Ditët e fundit, ambasadori i Kinës në ASEAN, Huang Xilian u intervistua nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Bëhet e ditur se Kina dhe ASEAN-i kanë rënë dakord për "Vizionin e Vitit 2030 të Marrëdhënieve të Partneritetit Strategjik Kinë-ASEAN", që do të paraqitet në Samitin e Liderëve Kinë-ASEAN dhe do të publikohet.

Ambasadori Huang u shpreh se kjo simbolizon që Kina do të bëhet vendi i parë partner i dialogut i ASEAN-it me një plan vizioni për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë mes dy palëve.

"Në fakt, në procesin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-ASEAN, dy palët patën bashkëpunime të rëndësishme, për shembull, Kina është vendi i parë që mori pjesë në Traktatin e Bashkëpunimit Miqësor të Azisë Juglindore, vendi i parë që vendosi marrëdhënie të partneritetit strategjik me ASEAN-in dhe vendi i parë që nxiti marrëveshjen e Zonës së Tregtisë së Lirë me ASEAN-in. Sivjet, dy palët do t'i shtojnë këto lloje bashkëpunimi. Dy palët kanë rënë dakord për 'Vizionin e Vitit 2030 të Marrëdhënieve të Partneritetit Strategjik Kinë-ASEAN'."

Gjatë vizitës në Indonezi 5 vjet më parë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti për herën e parë propozimin e ndërtimit të "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të". Prej asaj kohe, nisma "Një brez, një rrugë" është përhapur në gjithnjë e më shumë vende. Huang Xilian theksoi se ASEAN-i është prioritet i bashkëpunimit ndërkombëtar të nismës "Një brez, një rrugë".(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore