Ministri i Jashtëm gjerman: Dialogu me Kinën ka rëndësi strategjike

2018-11-12 16:41:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës së tij në Kinë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas u shpreh më 11 nëntor se, sot shumë probleme botërore s'mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e Kinës, prandaj mbajtja e një kanali të dialogut të vazhdueshëm me Kinën ka rëndësi strategjike.

Maas theksoi se Kina është partneri tregtar aziatik më i rëndësishëm i Gjermanisë. Gjermania do të bëhet një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2019 dhe shpreson që të luajë rol më të madh në çështjet si forcimi i ndihmës humanitare, përballimi i ndryshimit të klimës etj. Për këto çështje, vazhdimi i dialogut me Kinën ka rëndësi strategjike. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore