Kryeministri Li boton artikull në prag të vizitës në Singapor

2018-11-12 16:35:54 CRI Komenti juaj Printoni

Një artikull i kryeministrit të Kinës Li Keqiang po qarkullon në mediet e Singaporit të hënën që përkon me vizitën e tij në këtë qytet-shtet.

Në artikull, kryeministri Li shkruan se Kina dhe Singapori kanë ende hapësirë të konsiderueshme për rritje në marrëdhëniet e tyre ekonomike.

Ai shtoi se dy palët do të përfitojnë nga hapja e ekonomive të tyre respektive ndaj njëri-tjetrit.

Li Keqiang pritet të nënshkruajë një përmirësim të planifikuar për marrëveshjen dypalëshe të tregtisë së lirë mes Kinës dhe Singaporit.

Si pjesë e vizitës së tij në Singapor, kryeministri kinez do të marrë pjesë në takimet midis anëtarëve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Mrekulli
Lajmet Kryesore