Nënshkruhen marrëveshje të shumta në Shfaqjen Ajrore të Kinës 2018

2018-11-12 11:15:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në Ekspozitën e Aviacionit dhe të Aeronautikës të Kinës 2018, të njohur edhe si Shfaqja Ajrore, u nënshkruan marrëveshje me vlerë prej mbi 21 miliardë dollarësh amerikanë.

Ekspozita 6-ditore u mbyll të dielën në Zhuhai të Kinës Jugore dhe gjatë saj u shitën 239 avionë.

Qindra kompani nga 43 vende e rajone, duke përfshirë "Boeing" dhe "Airbus", morën pjesë në këtë ekspozitë.

Numri i vizitorëve arriti në rreth 450 mijë. Në ekspozitë u paraqitën afro 150 avionë kinezë dhe të huaj.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore