Kinë, vëllimi i shitjeve në internet për "Ditën e beqarëve" i kalon 30 miliardë dollarët

2018-11-12 11:26:40 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike "Alibaba" arriti të dielën një rekord prej 213.5 miliardë juanësh, ose 20.7 miliardë dollarë, gjatë 24 orëve të shitjes në internet në "Ditën e beqarëve".

Klientët nga Kina dhe vende të tjera të botës blenë artikujt më të parapëlqyer, duke përfshirë "iPhone"-a, orendi dhe qumësht pluhur. Vëllimi i shitjeve i kaloi 10 miliardë juanët brenda një ore pas mesnatës.

Sivjet "Alibaba" e tejkaloi brenda vetëm 16 orëve rekordin e vjetshëm të tërë ditës prej 168 miliardë juanësh.

Kompania tjetër e tregtisë në internet, JD.com, që i filloi shitjet për "Ditën e beqarëve" nga 1 nëntori, tha që vëllimi i shitjeve arriti dje në mbi 150 miliardë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore