Guterres-i bën thirrje për këmbëngulje te multilateralizmi

2018-11-12 11:17:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbajti një fjalim të dielën në Paris, duke bërë thirrje për të këmbëngulur te multilateralizmi për të trajtuar sfidat globale si pabarazia shoqërore, përhapja e armëve bërthamore dhe ndryshimet klimatike.

Guterres tha në fjalimin e tij në Forumin e 1-rë të Paqes të Parisit, i cili u hap po atë ditë, se faktet kanë provuar që bashkëpunimi shumëpalësh në kontekstin e terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera ka qenë i frytshëm. Multilateralizmi nuk është vetëm "një shpresë", por edhe "një domosdoshmëri".

Kreu i OKB-së theksoi që, nëse multilateralizmi braktiset, qeveritë nuk do të jenë në gjendje të përmbushin shpresat e popujve të tyre për të qenë të mbrojtur.

Në Forumin e Paqes të Parisit, i iniciuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe që synon nxitjen e bashkëpunimit shumëpalësh, morën pjesë, përveç Macron-it, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore