Liu He takon ish-sekretarin amerikan të Shtetit Kisinger

2018-11-12 11:15:26 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri kinez Liu He u takua të shtunën me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-së Henri Kisinger.

Gjatë takimit, Liu He u shpreh se z. Kisinger ka dhënë për një kohë të gjatë një kontribut të rëndësishëm historik për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Ruajtja e qëndrueshmërisë së këtyre marrëdhënieve përputhet me interesat themelore të dy vendeve e popujve dhe të mbarë botës. Të dy palët duhet t'i trajtojnë problemet mes tyre, si ato ekonomike-tregtare, në mënyrën e duhur, me konsensusin e liderëve të të dy vendeve dhe mbi bazën e parimit të respektit, të barazisë dhe të përfitimeve të përbashkëta.

Ish-kryediplomati amerikan Henri Kisinger u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet kino-amerikane janë shumë të rëndësishme dhe kanë lidhje me paqen dhe lulëzimin e botës. Në gjendjen e tanishme, të dyja palët duhet të forcojnë dialogun, të thellojnë mirëkuptimin e ndërsjellë, të kontrollojnë në mënyrë efektive dallimet dhe të realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve mes tyre. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore