Kina publikon listën e kompanive kryesore për të ardhurat nga softuerët në 2017-n

2018-11-12 11:04:17 CRI Komenti juaj Printoni

Huawei

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi listën e 100 kompanive kryesore të softuerëve në Kinë për sa u përket të ardhurave nga shitjet në vitin 2017.

"Huawei", ofruesi i pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit dhe telekomunikacionit me bazë në Shenzhen, zuri vendin e parë, i ndjekur nga ZTE dhe "Haier"-i.

Kompanitë në listë siguruan nga biznesi i softuerëve vjet një vlerë të përgjithshme të ardhurash prej më shumë se 771 miliardë juanësh, ose rreth 111 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje 17 për qind në krahasim me vitin 2016.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore