Agjencia e OKB-së për refugjatët zhvendos 44 emigrantë nga Libia në Itali

2018-11-12 10:52:02 CRI Komenti juaj Printoni

Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur se 44 emigrantë u vendosën në Itali gjatë javës së kaluar.

44 refugjatë sirianë, sudanezë dhe palestinezë arritën në mënyrë të sigurt nga Libia, si pjesë e programit të strehimit të UNHCR-së.

Ky projekt mbështetet nga Programi i Zhvillimit dhe i Mbrojtjes Rajonale për Afrikën Veriore, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe një grup prej 14 shtetesh anëtare të BE-së, me Italinë në krye. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore