Shangai: Mbyllet me sukses Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit

2018-11-12 10:26:59 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u mbyll në Shangai edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Në këtë ekspozitë morën pjesë 173 vende, rajone e organizata organizata ndërkombëtare dhe mbi 400 mijë blerës vendës dhe të huaj. Vlerësohet se shuma e përgjithshme e marrëveshjeve paraprake të nënshkruara arrin në 57.83 miliardë dollarë amerikanë.

Zv.drejtori i Zyrës së Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës Sun Chenghai u shpreh se në edicionin e parë të ekspozitës morën pjesë mbi 3600 kompani dhe arritjet e kësaj ekspozite kanë qenë të pasura. Ai bëri të njohur se, sipas statistikave fillestare, mbi 570 produkte, teknologji dhe shërbime të reja u shfaqën për herë të parë në këtë ekspozitë. Parashikohet se brenda një viti, të ardhurat nga marrëveshjet paraprake të nënshkruara në ekspozitë do të arrijnë në 57.83 miliardë dollarë, 4.72 miliardë dollarë nga të cilat me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë".

"Për pajisjet inteligjente dhe të teknologjisë së lartë u nënshkruan marrëveshje me vlerë prej 16.46 miliardë dollarësh, për produktet digjitale të konsumit dhe pajisjet shtëpiake me vlerë 3.37 miliardë dollarë, për produktet ushqimore dhe bujqësore 12.68 miliardë dollarë, për pajisjet mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor 5.76 miliardë dollarë, dhe për tregtinë e shërbimeve marrëveshje me vlerë prej 3.24 miliardë dollarësh," u shpreh Sun Chenghai.

Ai bëri të ditur edhe se ka filluar tashmë puna për edicionin e dytë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe deri tani, mbi 200 kompani kanë nënshkruar marrëveshje për të marrë pjesë në të. Sun u shpreh se ekspozita e vitit të ardhshëm do të ndahet në pesë pjesë: pajisjet e prodhimit, mallrat e konsumi, ushqimet, produktet e shëndetit dhe shërbimet. Pjesa e shërbimeve do të ndahet në pavijonin e teknologjisë së përdorimit të përditshëm, pavijonin e jetës me cilësi dhe pavijonin e automjeteve. Koha e zhvillimit do të jetë e njëjtë me atë të edicionit të parë, nga 5 deri më 10 nëntor. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore