ShBA: Emigrantët e paligjshëm nuk do të lejohen të aplikojnë për azil

2018-11-09 20:24:35 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria amerikane theksoi të enjten se emigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do të lejohen të aplikojnë për azil.

Dy zyrtarë të lartë qeveritarë thanë në një konferencë telefonike se të gjithë ata që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara duhet të hyjnë nga një pikë kalimi kufitar, duke përmendur si arsye shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Rregulli i ri do t'i ndalojë emigrantët e paligjshëm "të aplikojnë për azil dhe do t'i kalojë të huajt e papranueshëm në pikat e hyrjes, ku ata do të përpunohen në mënyrë të kontrolluar, të rregullt dhe të ligjshme", tha një zyrtar i paidentifikuar në konferencë.

Ky veprim shihet gjerësisht si një masë që ka si objektiv një karvan emigrantësh nga vendet e Amerikës Qendrore që po lëviz drejt kufirit ShBA-Meksikë.

Presidenti amerkan Donald Trump e ka quajtur karvanin si një "pushtim" dhe ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të vendosë trupa aktive në kufi në ndihmë të forcave kufitare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore