Kina do të përmirësojë më tej mjedisin e biznesit

2018-11-09 20:23:59 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë kanë premtuar ndërmarrjen e hapave për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit në vend.

Zv.sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Zhou Xiaofei thekson se masat e Kinës për të krijuar një mjedis më të mirë biznesi kanë qenë të frytshme.

Afro 46 mijë kompani me investime të huaja u krijuan në nëntëmujorin e parë, duke u rritur 95 për qind krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përdorimi aktual i kapitalit të huaj gjatë kësaj periudhe ishte mbi 97 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje 6.4 për qind

Drejtori i përgjithshëm i departamentit për administrimin e investimeve të huaja në Ministrinë e Tregtisë Tang Wenhong shprehet se Kina do të zgjerojë më tej hapjen e saj në sektorë të ndryshëm, për të nxitur investimet e huaja.

Rreth 18 500 biznese të reja hapen në të gjithë Kinën çdo ditë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore