MJK: Marrëdhëniet Kinë-Australi duhet të rikalibrohen dhe të rinisin

2018-11-09 20:22:27 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying theksoi të premten që marrëdhëniet Kinë-Australi "duhet të kalibrohen dhe të rinisin". Ajo tha gjithashtu se Kina, Australia dhe vendet ishuj të Paqësorit gjenden së bashku në familjen e Azi-Paqësorit. Kina dhe Australia mund të përplotësojnë njëra-tjetrën dhe të japin ndihmesën e tyre në zhvillimin dhe begatimin e vendeve ishuj të Paqësorit.

Hua Chunying vuri në dukje se ministrja e Jashtme e Australisë Marise Payne bëri një deklaratë pozitive mbi Kinën dhe marrëdhëniet kino-australiane gjatë dialogut diplomatik strategjik dypalësh, duke thënë se Australia mirëpret ndihmesën e Kinës në zhvillimin ndërkombëtar e rajonal me hapjen e saj dhe duke shprehur bindjen se një Kinë e begatë është pozitive në botë. Rritja e ndikimit të Kinës është gjithashtu e natyrshme. Qeveria e Australisë dhe ajo e Zelandës së Re janë të angazhuara për thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit në bazë të respektit të ndërsjellë për dallimet e njëri-tjetrit. Këshilltari i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se marrëdhëniet kino-australiane duhet të kalibrojnë kursin dhe të rinisin përsëri. Kina shpreson dhe beson se pala australiane do të vazhdojo ta kthejë vullnetin pozitiv për të zhvilluar marrëdhëniet me Kinën në veprime praktike, përfundoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Mrekulli
Lajmet Kryesore