Presidenti kinez i jep flamurin ekipit të ri kombëtar të zjarrfikësve dhe të shpëtimit

2018-11-09 20:21:07 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping i ka dhënë flamurin ekipit të ri kombëtar të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke i urdhëruar ata që të jenë besnikë ndaj Partisë, të disiplinuar dhe të përkushtuar ndaj popullit.

Kreu i shtetit kinez tha se një ekip kombëtar i zjarrfikësve dhe i shpëtimit është i rëndësishëm për zhvillimin e një rrjeti kombëtar të shpëtimit emergjent të bazuar në realitetin e Kinës.

Ai gjithashtu ritheksoi rolin e ekipit në rritjen e aftësisë së vendit për parandalimin dhe lehtësimin e katastrofave, ruajtjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së njerëzve.

Më shumë se 500 anëtarë të ekipit me uniformat e tyre të reja morën pjesë në ceremoninë në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Ekipi kombëtar i zjarrfikësve dhe i shpëtimit u formua në bazë të shërbimeve të zjarrfikësve dhe të policisë së armatosur pyjore. Ekipi është nën komandën e Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore