Hungaria nuk do të votojë pro marrëveshjes globale të migrimit

2018-11-09 10:04:34 CRI Komenti juaj Printoni

Hungaria nuk do të votojë për miratimin e marrëveshjes globale të OKB-së për migracionin, në sesionin e vitit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha të enjten ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto.

"Marrëveshja Globale përbën një rrezik serioz për Europën, sepse ata duan ta përdorin atë për të legalizuar migracionin e paligjshëm dhe ta portretizojnë atë si një e drejtë themelore njerëzore dhe në përputhje me rrethanat. Hungaria nuk do të votojë pro miratimit të kësaj marrëveshje në sesionin e vitit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB", theksoi Szijjarto në një konferencë shtypi.

Pas ShBA-së, Hungaria u tërhoq nga marrëveshja e migracionit në fillim të këtij viti, duke paraqitur se ky dokument kundërshton plotësisht interesat e sigurisë të vendit.

Szijjarto i tha këto pas vizitës së zv.kancelarit austriak Heinz-Christian Strache. Kohët e fundit edhe Austria ia ka kthyer kurrizin këtij pakti.

Zv.kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha gjithashtu javën e kaluar se ka shumë mundësi që edhe vendi i tij të mos marrë pjesë në marrëveshjen globale të migrimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore