Sondazh: Bie ndjeshëm popullariteti i Macron-it

2018-11-09 10:03:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një sondazhi publikuar të enjten, popullariteti i presidentit francez Emmanuel Macron në nëntor ka rënë në një nivel të ri të ulët, pasi paketa e tij e reformave dhe nxitja fiskale për të transformuar vendin nuk morën mbështetjen e publikut.

Macron, i cili u zgjodh presidenti i Francës në majin e 2017-s, fitoi mbështetjen e 27 për qind të të anketuarve në sondazhin mujor që u organizua nga "Elabe", një ulje prej 3 për qind për të tretin muaj radhazi.

Sipas anketimit, mbështetja e këtij muaji ishte në nivelin më të ulët për kreun francez 40-vjeçar, i cili nuk arriti të përmbushte objektivin e tij për më shumë të ardhura dhe ndryshimin e gjendjes së papunësisë.

Sondazhi thekson se në periudhën shtator-nëntor, Macron ka humbur 9 pikë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore