Nga 1 janari 2019, importimi i makinerive bujqësore me zero taksë

2018-11-09 09:35:38 CRI Komenti juaj Printoni

Duke filluar nga data 1 janari 2019, makineritë bujqësore do të importohen me zero taksë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha dje në Komisionin e Ekonomisë se në paketën e re fiskale përjashtohet importi i makinerive bujqësore nga TVSH-ja.

"Ligji ekzistues përjashton nga TVSH-ja vetëm fermerët individualë që importojnë, ndërsa ne do të përjashtojmë edhe bizneset që merren me këtë veprimtari", – tha ai.

Kjo masë, u shpreh Ahmetaj, do të lejojë tregtarët të blejnë makineri bujqësore dhe t'i shesin pa TVSH, si dhe do t'i japë nxitje prodhimit bujqësor përmes teknologjive të reja. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore