Xi Jinping takohet me homologun kuban

2018-11-09 09:32:19 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij kuban Miguel Diaz-Canel ranë dakord në Pekin për nxitjen e miqësisë tradicionale dhe për hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë takimit në Pekin, presidenti Xi Jinping bëri thirrje për ruajtjen dhe zhvillimin e miqësisë dypalëshe, duke thelluar zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen e Kubës në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", duke sugjeruar që dy palët të shtojnë bashkëpunimin në këtë kuadër.

Kjo është vizita e parë e Miguel Diaz-Canel në Kinë prej muajit prill, kur u zgjodh si president kuban.

Ai bëri thirrje që dy vendet të shtojnë shkëmbimet në tregti, arsim, kulturë si dhe komunikim e koordinim në çështjet ndërkombëtare.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore