Mbi 22 milionë euro investim për modernizimin e QSUT-së

2018-11-09 09:30:51 CRI Komenti juaj Printoni

Buxheti i Shëndetësisë për 2019 do të mbështesë modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Kështu, sipas projektbuxhetit për vitin e ardhshëm është parashikuar modernizimi i QSUT, ku do investohet në ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. Me një investim në vlerën 14 milionë euro për spitalin e sëmundjeve të brendshme, ndërkohë që në 2019 do të shkojë investimi për Spitalin Kirurgjikal në QSUT, në vlerën 8.52 milionë euro.

"Do të vijojmë me investimet sa i përket rikontruksioneve, ndërtimeve të reja sa i përket pajisjeve bio-mjekësore në spitalet rajonale. Ne kemi filluar dhe vijojmë me kantierin tonë të shëndetësisë në të gjithë Shqipërinë, pasi vlerësojmë dhe jemi të angazhuar që kujdesin shëndetësor ta ofrojmë afër vendbanimit. Sot spitalet rajonale janë në kushte më të mira infrastrukturore, kanë më shumë pajisje diagnostikuese për të ofruar më shumë shërbime dhe pikërisht këto investime kanë dy qëllime. Qëllimi i parë, shërbime më cilësore për qytetarët dhe kushte më të mira pune për mjekët dhe personelin mjekësor", – tha ministrja e Shëndetësisë Orgeta Manastirliu gjatë prezantimit të projektbuxhetit e vitit 2019 për sektorin e shëndetësisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore